ETHE f. kryes.

1. Gjendje e sëmurë e trupit të njeriut që shfaqet me zjarrmi, rrahje të dendura të pulsit dhe zakonisht me rrëqethje e të dridhura; temperaturë e lartë e trupit, zjarrmi. Ethe mbytje ethe që nuk kanë shfaqje të jashtme shumë të dukshme (zjarrmi të lartë të dridhura etj.), por që të dërrmojnë trupin. Ethe të rrasëta. Ethet lindjes infeksion që shkaktohet të gruaja pas lindjes ose pas dështimit nga disa mikrobe dhe shoqërohet me temperaturë. Ethe me të dridhura. Shtatë pale ethe ethe shumë të forta. E zunë (e kapën) ethet. E dredhin ethet. E bluan (e dërrmuan) ethet. Me shtypin ethet ndiej pak si ethe, me kanë zënë pak ethet.

2. Përdoret si gjymtyrë e parë në disa emërtime të pathjeshta të sëmundjeve, që zakonisht shkaktojnë zjarrmi e të dridhura. Ethe malarike. Ethet e verdha sëmundje ngjitëse që shfaqet në mënyrë të menjëhershme me temperaturë të lartë, me dhembje koke e të shpinës, me dobësi të theksuar, me përzierje dhe të vjella. Ethet e gushtit (e verës, e vjeshtës). Ethet e kënetës malaria. Ethe Malte bruceloza.

3. zakon. fig. Gjendje shumë e shqetësuar, me ndjenja, emocione e shqetësime të forta dhe me dëshira e synime të zjarrta; frikë e madhe. Ethet krijuese. Ethet e lojës. Ethet e provimeve. Ethet e luftës. Ethet e bursës (në vendet kapitaliste). I kalli (i shtiu) ethet dikujt e trembi shumë, i kalli frikën. E zunë ethet (shtatë palë ethe) u frikësua shumë, e zunë të dridhurat. Është (jeton, punon) në (ndër) ethe.

  • Është ethe e butë shih i BUTE (i,e). Bar ethesh bot. trikë. Lule ethesh bot. trikë.