ETIKETË I f.

1. Copë e vogël zakonisht prej letre a kartoni, që i ngjitet një malli a diçka tjetër për të treguar se cila fabrikë a ndërmarrje bujqësore e ka prodhuar, përmbajtjen, çmimin, vendin ku dërgohet a ndonjë të dhënë tjetër për të. Etiketat e shisheve. Mall pa etiketë. I vë (i ngjit, i heq) etiketën.

2. Cilësi a karakteristikë me të cilën dikush a diçka shfaqet para të tjerëve; shenjë që e tregon dikë a diçka. Me etiketa të ndryshme. Nën etiketën e...


ETIKETË II f. libr.

Një varg rregullash a mënyrash të caktuara; sipas të cilave sillen njerëzit në shoqëri, rregullat e jashtme në marrëdhëniet me të tjerët. Etiketë socialiste. Etiketë borgjeze. Etiketë oborrtare. Etiketë zyrtare. Etiketa e mirësjelljes. Flet me etiketë. E kërkon etiketa.