ETJE f.

1. Dëshirë për të pirë ujë, nevojë e organizmit për ujë. Etje e madhe. Kam etje. Bima (toka) ka etje. Më merr etja. Shuaj etjen.

2. fig. Dëshirë e zjarrtë a nevojë e madhe për diçka; synim i papërmbajtur për të bërë a për të arritur diçka, lakmi. Etje e madhe. Etje për liri. Etje për dije (për arsim, për kulturë). Etje për lavdi (për pushtet, për fitime, për pasuri).