EUFEMIZËM m. libr.

Fjalë ose shprehje që përdoret në vend të një fjale a shprehjeje tjetër, të cilën nuk duam ose nuk duhet ta zëmë në gojë, fjalë a shprehje e butë a e zbutur (p.sh. të bukurat për «grykët», e paemra për «sëmundjen e shpretkës», buzëlidhuri për «i vdekuri», gojëlidhuri për «ujkun», nuk thotë të vërtetën në vend të «gënjen», u nda prej nesh në vend të «vdiq» etj.). Përdor një eufemizëm.