EVIDENCË f.

1. zyrt. Shënime ose të dhëna që mbahen në një fletë letre a në një regjistër, të cilat pasqyrojnë gjendjen e punëve a të veprimtarisë së njerëzve, të ndërmarrjeve, të institucioneve etj.; vetë fleta e regjistri ku mbahen shënime të tilla; pasqyrë. Evidence ditore (javore, mujore, vjetore). Evidencë ekonomike (statistikore). Evidencë ushtarake. Evidencat e detyrimit shkollor. Hap (plotësoj) evidencën. Mbaj evidencën. Vë (fut) në evidencë e shënoj, e regjistroj. Heq nga evidenca e çregjistroj. Marr në evidencë e regjistroj. Hyj në evidencë regjistrohem. Shënoj në evidencë. Mbaj në evidencë e mbaj shënim, e shënoj që ta kem parasysh.

2. libr. Dukje. Nxjerr (vë) në evidencë. Del në evidencë.