fëlliq
FËLLIQ kal.
1. E bëj dikë a diçka me baltë, me lyrë a me një gjë tjetër, ia prish pastërtinë; përlyej, ndot, ndyj; kund. pastroj. Fëlliqi rrobat (këpucët) me baltë. Fëlliqi duart me bojë. E fëlliqi ujin (ajrin).
2. fig. E bëj me turp dikë, e turpëroj; i cenoj emrin e mirë, i vë njollë; bëj që bota ta marrë nëpër gojë për të keq. Nuk i fëlliq prindërit. Nuk e fëlliqi veten. Mos na fëlliq!
3. jokal. Dal jashtë, bëj nevojën në rroba ose në shtrat, fëlliqem (zakonisht për fëmijët). Ka fëlliqur fëmija. Ka fëlliqur në vete.
- E fëlliqi (e ndyu, e qelbi, e prishi, e rëndoi) gojën shih te GOJ/Ë,~A. Nuk e fëlliq (nuk e ndyj) dorën me dikë shih te NDYJ. Nuk e fëlliq (nuk e ndyn) pushkën me dikë shih te NDYJ.