fëmijëror
FËMIJËROR mb.
1. Që ka të bëjë me fëmijët ose me fëmijërinë, që i përket fëmijërisë, i fëmijërisë; që është karakteristik për fëmijët ose për fëmijërinë, që ndodh në kohën e fëmijërisë. Mosha fëmijërore. Bota fëmijërore. Zëra fëmijërore. Kureshtje fëmijërore. Dëlirësi (çiltëri) fëmijërore. Sëmundje fëmijërore.
2. fig. keq. Foshnjarak, i papjekur. Logjikë fëmijërore. Gjykim fëmijëror.