FËRGËLLIMË f.

1. Lëkundje e shpeshtë dhe e lehtë e diçkaje në trajtën e valëve; dridhje e lehtë; zhurma që dëgjohet kur lëkundet diçka valë-valë ose kur dridhet diçka lehtë. Fërgëllimë e lehtë. Fërgëllima e gjethit.

2. Zhurma që del kur turfullon kali nga një mundim i madh ose kur shfryn dikush hundët me forcë.

3. Dridhmat e trupit kur kemi të ftohtë a ethe ose kur na pushton një ndjenjë e fortë, fërgëlli. Fërgëllimë gazmore. Ndiente një fërgëllimë.