FËRGESË f.

Gjellë me gjizë ose me djathë të thërrmuar, që fërgohet vetëm me yndyrë ose së bashku me pak domate e speca; gjellë me vezë, me speca e me copa të vogla mishi a mëlçie, që fërgohen së bashku, duke u shtuar edhe erëza; gjellë e thjeshtë e fërguar. Fërgesë me gjizë (me djathë, me speca). Fërgesë me mëlçi (me mish). Fërgesë për meze.