FËRLI f. gjell.

1. Gjellë që bëhet me kungull të grirë, me vezë e me qumësht dhe që piqet në tepsi.

2. Bukë e ndorme, e ngjeshur me vaj, që, pasi piqet, thërrmohet dhe mbytet me sherbet a me mjaltë. Bëj fërli.

3. Lloj byreku me disa pale petësh të patëholluara dhe me disa radhë vezësh; palanik.