fëshfërimë
FËSHFËRIMË f.
Zhurmë e lehtë që bëhet kur valëvitet a dridhet diçka nga era ose kur një send fërkohet, përplaset a zvarritet mbi diçka jo të fortë; zhurma e lehtë e erës kur fryn nëpër gjethe, nëpër bimë etj., fërfërimë. Fëshfërimë e lehtë. Fëshfërima e gjetheve (e barit, e grurit). Fëshfërimë letrash. Fëshfërima e erës. Dëgjohet fëshfërima.