FABRIKË f.

Ndërmarrje industriale me disa reparte të lidhura ndërmjet tyre, ku përpunohet lënda e parë me anë makinash dhe përgatiten prodhime të gatshme për t'u përdorur ose nxirren prodhime gjysmë të gatshme që përpunohen me tej; pjesë e një kombinati që ka disa makina; ndërtesa e kësaj ndërmarrjeje. Fabrikë buke (mielli, vaji, bime). Fabrikë sapuni. Fabrika e sheqerit (e cigareve, e lëkurëve, e këpucëve, e qelqit, e letrës, e tullave, e çimentos). Fabrika e përpunimit të qumështit (e pasurimit të kromit, e zhveshjes së orizit). Punëtorët e fabrikës. Oxhaku i fabrikës. Shtetëzimi i fabrikave.