FAKIR m.

1. Murg endacak mysliman (kryesisht në disa vende të Lindjes) ose asket indian, që rron duke lypur a duke bërë nëpër rrugë lodra tërheqëse me gjarpërinj të zbutur, me mjete që mundojnë trupin etj. Fakir indian. Jetë fakiri.

2. bised. Njeri i varfër që është për t'u mëshiruar, njeri i mjerë. Ç'të bënte, fakiri!