fakultet
FAKULTET m.
Pjesë e një shkolle të lartë, që përfshin një degë ose disa degë të afërta të dijes; ndërtesa e kësaj pjese të shkollës së lartë; përmb. bised. studentët dhe punonjësit që bëjnë pjesë në të. Fakulteti i Historisë e i Filologjisë (i Shkencave të Natyrës, i Gjeologjisë). Dekani i fakultetit. Degët (katedrat) e fakultetit. Mbaroi (kreu) fakultetin. U rreshtuan para fakultetit. I gjithë fakulteti shkoi në aksion.