FAMILJARITET m. libr.

1. Afri e madhe në marrëdhëniet me dikë, marrëdhënie të ngushta, miqësi e ngrohtë. Familjaritet i sëmurë miqësi e sëmurë. Ka familjaritet me dikë.

2. Miqësi e sëmurë, që e shpie dikë t'u bëjë lëshime njerëzve të afërt, shokëve e miqve në dëm të punës ose në kurriz të të tjerëve. Shfaqje familjariteti. Kishin familjaritet. Luftojmë familjaritetin.