FARË f.

1. Kokërr drithi ose e bimëve të tjera, që zhvillohet nga pllenimi i lules dhe që mund të mbillet për të riprodhuar një bimë; bërthama e disa frutave që përdoret për t'u mbjellë; secila nga kokrrat e forta që ndodhen në tulin e lëngshëm të disa frutave e perimeve. Farë e veshur (e zhveshur). Fara kungulli. Fara luledielli. Farat e rrushit (e portokallies, e domates, e luleshtrydhes). Farat e fikut. Bimë me (pa) farë. Riprodhim me farë. Fuqia mbirëse e farës. Bën (lidh) fara. Shtoj me fara.

2. përmb. Kokrrat me të mira e të zgjedhura të drithërave, të perimeve etj., që përdoren për të mbjellë. Farë e zgjedhur. Farë vendi. Farë misri (gruri). Farë qepe (duhani). Farë jonxhe. Zgjedhja e farës. Hedh farën. Ruaj (lë) për farë.

3. ~ËRA, ~ËRAT. Lloje të ndryshme kokrrash të zgjedhura bimësh që përdoren për t'i mbjellë. Farëra vajore. Koleksion farërash. Drejtoria (dega) e farërave.

4. zool. Veza e disa kandrrave ose e disa kafshëve, nga e cila zhvillohet larva. Fara e krimbit të mëndafshit. Farë peshku. Farë bretkose.

5. bised. Spermë. Farë mashkulli. Organi i farës.

6. bot. Vezore e pllenuar. Vezorja bëhet farë.

7. Lëndë organike që e bën diçka të tharmëtohet ose të ngjizet dhe që përdoret për të zënë kos, djathë a brumë; tharm. Farë kosi. Farë buke (brumi) tharm. Farë djathi. Zë me farë.

8. fig. Diçka që shërben si burim e si shkak për lindjen e zhvillimin e një ndjenje, të një ngjarjeje etj. Fara e dyshimit (e mosbesimit). Fara e urrejtjes. Fara e grindjes (e përçarjes). Fara e tradhtisë. Fara e kryengritjes.

9. përmb. Grup njerëzish që kanë lidhje gjaku nga babai; pasardhës, pinjoll. Farë e shtueshme. Farë e keqe (e ligë). shar. Me soj e me farë me gjithë farefisin. I humbi fara. I humbtë (iu shoftë, i daltë) fara! mallk. Mos i mbiftë fara! mallk. Mos lëntë farë pas! mallk.

10. përmb. bised. Grup njerëzish të një kombi a të një race. Farë shqiptare. Fara me e vjetër në Evropë.

11. Tërësia e qenieve, e sendeve ose e dukurive që kanë tipare të përbashkëta dhe dallohen nga qeniet, sendet ose dukuritë e tjera; lloj. Farët e fjalive. gjuh. Janë të një fare. Sa farësh është? Gjendet në disa farë.

12. kryes. fig. Spica, kalla, intriga. Fut fara.

13. përd. mb. bised. Shumë i mirë, aq i mirë (vihet para emrit). Ai farë djali! Ajo farë vajze! Ai farë trimi! Ai farë gruri!

14. përd. mb. Përdoret së bashku me emra për të shënuar njerëz ose sende me mospërfillje, me përçmim, me përbuzje, me ironi etj. Ai farë shkrimtari! Mos u bëj merak për atë farë burri!

15. përd. pakuf. Asnjë. Pa farë pune. Pa farë përfundimi.

16. përd. ndajf. Aspak, fare. Pa farë frike.

  • Asnjë për farë as edhe një, as edhe një i vetëm. Ka dale fare është shfarosur, është zhdukur. Farë e fis farefis. Pa farë e pa fis pa asnjë njeri, i vetëm. Farë (lëng) hardalli iron, shih te HARDALL, ~I. Farë e kalbur keq. njeri me shumë vese të këqija e i pandreqshëm, njeri i prishur moralisht. Farë e shëndoshë njeri me veti të mira morale. Ia humbi (ia shoi, ia treti) farën dikujt a diçkaje e zhduku me rrënjë, e shfarosi dikë a diçka. I humbi (iu shua, iu tret) fara dikujt a diçkaje s'gjendet asgjë-kundi; u zhduk fare. Kungull (trangull) pa fara mospërf. njeri pa mend në kokë, budalla. E nxori (e qiti) fare e shfarosi, e zhduku. I shkon për farë dikujt kështu e ka pasur zakon fisi a familja e tij, i shkon për fis. Hedh farë në ujë (në lumë, në det, në shkëmb) punon fare kot, pa asnjë dobi. Hidh (qit) farë, nxirr (merr) farë! thuhet kur dikush nuk nxjerr ndonjë fitim nga punimi i tokës a nga ndonjë punë tjetër, sa jep merr. Mbill (qit) farë, korr farë është tokë jopjellore, është tokë ku s'bëhet bereqeti. Shtohet (është) si fara e hithrës (e sinapit, e lirit) shtohet shumë e shpejt.