FARMACEUTIK mb. mjek.

1. Që përdoret si bar për të parandaluar ose për të mjekuar një sëmundje; që ka veti mjekuese. Prodhime farmaceutike.

2. Që ka të bëjë me prodhimin e barnave, që prodhon barna. Ndërmarrje farmaceutike. Laborator farmaceutik. Industria farmaceutike.