FASHITUR mb.

1. Që ka pushuar dalëngadalë së vepruari; që as dëgjohet, as shihet më; që nuk është me në lëvizje a nuk vepron më, që ka rënë në qetësi; që është shuar dalëngadalë. Del i fashitur. Vullkan i fashitur.

2. Që është shuar ca nga ca, që nuk ndihet më (për një dhembje, një ndjenjë etj.). Ndjenja të fashitura. Dashuri e fashitur.