FATKEQËSI f.

1. kryes. nj. Të qenët fatkeq; gjendje shumë e rëndë a e keqe për dikë. Fatkeqësi e madhe. I shkaktoi fatkeqësi. Përballoi fatkeqësitë.

2. Rast, veprim, ngjarje a dukuri që i sjell dikujt dhembje, hidhërime, vuajtje, dëme të mëdha etj.; diçka fatkeqe. Fatkeqësitë e natyrës. Në rast fatkeqësie. Ndodhi (i ra) një fatkeqësi.