FAZË f.

1. Pjesë jo e gjatë kohe në zhvillimin e një veprimtarie, të një procesi, të një dukurie etj.; shkallë e veçantë në zhvillimin e diçkaje. Faza e parë. Fazë e re. Fazë vendimtare (e rëndësishme, kalimtare). Faza përgatitore (fillestare, përfundimtare, e fundit). Fazat e sëmundjes. Fazat e kampionatit (e spartakiadës). Fazat e zhvillimit. Zhvillohet me faza. Ndaj në faza.

2. biol. Shkallë e veçantë në jetën e një organizmi. Faza embrionale (riprodhuese). Faza e lulëzimit (e vëllazërimit). Faza e vezës (e qumështit). Fazat e jetës.

3. sport. Pjesë e largësisë që përshkohet gjatë një gare çiklistike etj., etapë. Faza e parë (e fundit).

4. astr. Secila nga pamjet a gjendjet e veçanta të Hënës ose të një planeti tjetër, që shfaqen (ashtu siç duken nga Toka) sipas dritës që marrin nga Dielli a sipas kohës së rrotullimit; gjendje e caktuar e Hënës ose e një planeti, që shfaqet me ndryshimin e formave a të pamjeve të tyre. Fazat e Hënës. Fazat e Marsit (e Merkurit).

5. elektr. Grup i veçantë i mbështjelljeve të gjeneratorit të rrymës së ndryshueshme. Rrymë me tri faza. Rënia në fazë.

6. Pjesë e një rakete të përbërë, që shkëputet nga të tjerat në një kohë të caktuar. Raketë me dy faza.

  • Doli (iku, kaloi) nga faza thjeshtligj. s'është në rregull nga mendja; u çmend.