FEKS jokal.

1. vet. veta III. Fillon të ndriçojë; shkëlqen, llapëtin, llamburin. Feksi drita. Feksi ylberi. Feksi hëna. Feksin reklamat. Feksin muret.

2. pavet. Agon. Sapo feksi. Pa feksur mirë.

3. kal. E pastroj diçka me të fërkuar etj. dhe e bëj që të shkëlqejë, e ndrit. I feksi mobilet (xhamet).

4. vet. veta III fig. Duket a shfaqet qartë diçka, bie menjëherë në sy; me vjen në mendje diçka menjëherë; shkëlqen. I fekste gëzimi (bukuria). I feksin sytë i shkëlqejnë sytë nga gëzimi etj. I feksi një mendim i shkrepi një mendim.

5. vet. veta III (me një trajtë të shkurtër të përemrit vetor në r. dhanore) fig. bised. Ia arrij qëllimit, ia dal në krye; me ndez. U përpoq, por nuk i feksi.

6. bised. E qëlloj me forcë dikë, ia ngjesh me pëllëmbë (zakonisht në fytyrë). Ia feksi me pëllëmbë.