FEMËROR mb.

1. Që mund të lindë fëmijë; që pjell të vegjël ose vezë; që i përket femrës, i femrës. Organet femërore.

2. Që lidhet me vajzat a me gratë; që bëhet a ushtrohet nga gratë; që përbëhet nga vajza e nga gra; që është i caktuar vetëm për vajza e për gra. Organizatë femërore. Lëvizja femërore. Kolektiv femëror. Institut femëror.

3. Që është veçori e femrës, që ka tiparet a cilësitë e një femre, i tillë si prej femre. Fytyrë (pamje) femërore. Zëra femërore. E qeshur femërore.

4. bot. Që ka vetëm vezore (për lulet). Lule femërore.

5. gjuh. Që i përket gjinisë femërore. Emër femëror.

6. let. Që e ka theksin në rrokjen e parafundit. Varg femëror. Rimë femërore.

  • Gjinia femërore gjuh. kategori leksiko-gramatikore e emrave dhe e disa përemrave, të cilët shënojnë një frymor femër ose një send që nga ana gramatikore merret si femër; kategori gramatikore e mbiemrave dhe e disa fjalëve të tjera që lidhen me emra a me përemra të tillë dhe që përkojnë me ta.