FERRACAK m. zool.

Peshk i vogël me hala, që ka gjemba në shpinë e në bark në vend të fletëve notuese; një lloj krapi i vogël.


FERRACAK mb.

1. Që është me gjemba, që ka ferra. Shkurre ferracake. Gjethe ferracake.

2. fig. keq. Që nuk të shqitet, që të bëhet ferrë. Njeri ferracak.

  • Kungull ferracak bot. stërkungull.