FESTIVAL m.

Shfaqje e madhe disaditëshe, në të cilën marrin pjesë përfaqësuesit më të mirë të një fushe të artit e të kulturës; manifestim i madh sportiv. Festival folklorik (muzikor, sportiv). Festivali i këngës popullore (i këngës për fëmijë, i fjalës artistike). Pjesëmarrësit e festivalit. Në ditët e festivalit.