FETË f.

Copë buke, djathi etj. e prerë hollë, rriskë. Fetë buke. Fetë djathi (sallame). Një fetë me gjalpë.

  • E bëj fetë (feta)

a) e bëj copa-copa, copëtoj;

b) e dërrmoj, e shkatërroj.