FILIGRAN m.

Punim argjendarie, në trajtën e një dantelle të thurur me fije të holla e të dredhura ari, argjendi, bakri etj. për të bërë sende të ndryshme të përdorimit vetjak (kuti duhani, stoli etj.), për të zbukuruar veshjet, dorezat e shpatave etj.; telish. Filigran i artë. Filigran argjendi. Kuti (pipe) filigrani.