filozofoj
FILOZOFOJ jokal.
1. Gjykoj duke i parë çështjet nga pikëpamja filozofike; mendoj, arsyetoj a diskutoj për çështje filozofike; merrem me filozofi.
2. Gjykoj në mënyrë të thelluar, me urtësi e me pjekuri.
3. bised., iron. Flas në mënyrë abstrakte, duke përdorur arsyetime të ndërlikuara e fjalë të mëdha, por pa ndonjë vlerë; merrem me filozofira. Filozofon kot. Ka prirje të filozofojë.