FINANCIAR mb.

1. Që ka të bëjë me financën, që i përket financës, i financës; që lidhet me qarkullimin monetar dhe me kreditin. Mjetet (burimet) financiare. Gjendja financiare. Politika financiare. Kontroll financiar. Marrëdhënie financiare. Vështirësi (krizë) financiare. Kapitali financiar. ek. kapitali i bankave të mëdha monopoliste, që krijohet nga shkrirja e kapitalit industrial me atë bankar.

2. Që lidhet me kapitalin financiar, që ka të bëjë me financierët, i financierëve. Borgjezia (oligarkia) financiare.