finok
FINOK m. bot.
Lloj maraqi i butë me erë të mirë, me gjethet e poshtme të mishta e të mbledhura si qepë, që hahen ose përdoren në mjekësi. Finok i zier (i skuqur). Sallatë (gjellë) me finok.
FINOK mb.
1. I hollë nga mendja e dinak; që vepron me dhelpëri e djallëzi. Njeri finok. Ishte finok.
2. si em. ~, ~U m. ~Ë, ~ËT. Njeri i hollë nga mendja e dinak; njeri dhelparak e i djallëzuar. Finok i madh.