FIRË f.

1. Humbja që pëson në peshë, në vëllim etj. një mall a një prodhim gjatë mbartjes, gjatë përpunimit, nga tharja, nga avullimi etj. Firë e grurit. Ulja e firës. Mënjanoj (pakësoj) firën. Zbres (heq) firën. Bën (pëson) firë firon.

2. si ndajf. bised. Pa gjë brenda, bosh. E kish barkun firë. Bëhet firë humbet, zhduket; Vdes. Shkon (vete) firë shkon kot, vete dëm.