fis
FIS m.
1. hist. Grup njerëzish në shoqërinë primitive me lidhje të afërta gjaku, me gjuhë të përbashkët e me zakone të njëjta, që mbështetej në pronën e përbashkët dhe që ishte njësia bazë e organizimit të jetës së njerëzve e të prodhimit deri në lindjen e klasave; etnogr. grup njerëzish me gjuhë dhe zakone të përbashkëta, që jetojnë si një bashkësi me një prijës në krye. Fiset ilire. Fiset eskimeze. Fise primitive. Fise shtegtare. Gjuha e fisit. Udhëheqësi i fisit.
2. Grup njerëzish që rrjedhin nga një stërgjysh i përbashkët; njerëz të një gjaku, farefis. Fis i hershëm. Fis i madh. Fisi i gruas (i burrit).
3. bised. Ai që ka stërgjysh të përbashkët me një tjetër, ai që ka lidhje gjaku a afrie me dikë tjetër; farefis. Fis i afërt (i largët). E kam fis. Jam fis me të. Është një fisi im.
4. bised. Kombësi, komb. Fis i mirë. Fis shqiptari.
5. vjet. Familje e pasur, që kishte një pozitë të privilegjuar në shoqërinë feudale; familje që mbahej si e mirë. Grua (prej) fisi.
- Farë e fis shih te FAR/Ë,~A. Pa farë e pa fis shih te FAR/Ë,~A. E ka për fis e ka zakon të trashëguar; ajo sjellje i shkon. Do të vejë në fis keq. do ta tregojë veten se ç'është e sa vlen.