fisëm
FISËM mb.
1. Që rrjedh nga një familje e mirë; që ka veti të mira morale dhe di të sillet mirë; që është veti e një njeriu të mirë; fisnik. Njeri i fisëm. Vajzë (nuse, grua) e fisme. Sjellje e fisme.
2. hist. Që i përkiste shtresës së lartë aristokratike në shoqërinë feudale, që e kishte origjinën nga një familje e pasur dhe me pozitë të privilegjuar; fisnik. Familje (shtëpi) e fisme.
3. Që i përket racës a llojit me të mirë (për kafshët dhe bimët). Lopë e fisme. Kalë i fisëm. Grurë i fisëm.