fitoj
FITOJ kal.
1. Nxjerr të ardhura nga një punë që kryej; siguroj fitime. Fitonte para. Fitonin bukën e gojës. Kapitalistet fitojnë duke shfrytëzuar të tjerët. Fitonte shumë (pak).
2. Kam përfitim, nxjerr fryte, përfitoj. S'fiton gjë nga ajo punë. E ç'fitoi?
3. edhe jokal. Arrij a siguroj diçka, duke luftuar ose duke punuar me këmbëngulje e me përpjekje të mëdha; dal fitimtar, arrij fitore; kund. humb. Fitoj lirinë. Fitoj luftën (betejën). Fitoj garën (ndeshjen, kampionatin). Fitoi gjyqin. Fitoi një çmim. Fitoj bastin. Fitoi në zgjedhjet. E fituan me gjak.
4. Përvetësoj diçka që me duhet ose që e dëshiroj; i siguroj vetes diçka të mirë e të vlefshme; kund. humb, humbas. Fitoj një profesion (një zanat). Fitoj njohuri (dije, shprehi, përvojë). Fitoj kohë.
5. libr. Bëj që të tjerët të me vlerësojnë e të me trajtojnë në një mënyrë të caktuar; siguroj. Fitoi famë (emër). Fitoj dashurinë (nderimin, besimin) e popullit. Fitoi autoritet të madh (lavdi). Fitoi urrejtjen e të tjerëve.
6. E tërheq dikë në anën time, e bëj për vete. Fitoi miq (shokë, përkrahës).
7. Nxjerr a prodhoj diçka, përftoj.
8. bised. Pësoj diçka të keqe e të dëmshme a diçka të papëlqyeshme, marr, ha. Fitoi një sëmundje (një të ftohur, verdhëzën). E fitoi një të sharë (një shqelm, një grusht).
- E fitoi davanë shih te DAVA,~JA. Fiton (merr) të drejtën e qytetarisë libr. shih te QYTETARI,~A. Fitoi flamurin libr. doli i pari, korri një fitore. Fitoi pikë siguroi përfitime për vete; iu ngrit autoriteti e vlera përpara të tjerëve, e përforcoi emrin e vet të mirë. Fiton tokë (truall, vend) zgjerohet veprimtaria e diçkaje; përhapet, shtrihet në hapësirë. I fitoi zemrën dikujt e bëri që ta dojë, e bëri për vete dikë. Fitoi kosh fitoi ai që punoi me kohë e me mend doli i fituar, të tjerët s'patën ndonjë të mirë.