FITORE f.

Përfundimi ngadhënjimtar i një lufte, i një beteje, i një gare etj., që arrihet me përpjekje e me këmbëngulje të madhe, duke kaluar vështirësi e pengesa; kund. humbje. Fitore e madhe (e rëndësishme, historike). Fitore përfundimtare. Fitore të reja. Fitore e merituar. Fitore e shtrënguar (e thellë). sport. Fitoret e socializmit (e revolucionit). Rruga e fitores. Mbrojtja e fitoreve. Nga fitorja në fitore. Goli i fitores. sport. Korr fitore. Përfundon me fitore.

  • Fitore si e Pirros (si fitorja e Pirros) libr. fitore me humbje shumë të mëdha.