FIZIONOMI f.

1. Tërësia e tipareve të fytyrës, shprehja e fytyrës; pamje, fytyrë.

2. fig. Tiparet e vetitë që e dallojnë dikë a diçka nga të tjerët, tërësia e veçorive dhe e cilësive të tij. Fizionomia morale (shpirtërore). Fizionomia kombëtare. Fizionomia klasore.