fjetur
FJETUR mb.
1. Që është në gjumë, i përgjumur. Gjysmë i fjetur. Me sy të fjetur.
2. I ndenjur, amull; i përbujt. Ujë i fjetur.
3. fig. Shumë i plogësht e i ngathët, i qullët, i mefshtë; që nuk ka gjallëri, i heshtur. Njeri i fjetur. Qytet i fjetur.
4. fig. Që duket sikur është në gjumë, që ende nuk është zgjuar; që nuk është nxitur për punë, që nuk është vënë ende në veprim a në përdorim. Forca të fjetura. Me ndjenja të fjetura. Pasuri e fjetur.
- E kam mendjen të fjetur jam i qetë ose i sigurt për diçka, e kam hequr merakun, e kam mendjen të mbledhur. Syth i fjetur bot. shih te SYTH,~I 1.
FJETUR ndajf.
1. Në gjumë, duke fjetur; kund. zgjuar. E gjeta fjetur.
2. fig. Në gjendje plogështie, si në gjumë; jo në gatishmëri, jo në rojë, jo syçelur. Mos rrini fjetur!
3. euf. lart. Pa jetë, vdekur. Ishte fjetur.