FLAKËRIMË f.

1. Dritë e fortë në ngjyrë të flakës, që shfaqet menjëherë dhe të vret sytë. Flakërima e vetëtimës.

2. Zjarrmi; ethe. Ka pasur flakërimë gjithë natën.

3. Goditje me pëllëmbë, shuplakë. I dha një flakërimë fytyrës.

4. përd. mb. I përskuqur. Me sytë flakërimë. U bë flakërimë u përskuq, u skuq.

5. përd. mb. Shumë i shpejtë, vetëtimë. Është flakërimë nga këmbët.

6. përd. ndajf. Shumë shpejt, menjëherë, vetëtimthi. Iku (shkoi) flakërimë. U ngrit (u çua) flakërimë.