FLAKËROJ I jokal.

1. vet. veta III. Lëshon flakë; digjet duke bërë flakë. Flakëronte zjarri.

2. vet. veta III. Lëshon një dritë të fortë e të menjëhershme. Flakëron dielli. Flakërojnë shkëndijat.

3. vet. veta III. Duket sikur merr flakë, përflaket; kuqëlon. Flakëron horizonti. Flakërojnë flamujt në erë.

4. vet. veta III. Shkëlqen fort, shndrit (edhe fig.). I flakëronte fytyra. I flakëronin sytë.

5. kal. vet. veta III. I jep një ngjyrë të kuqe, të ndezur, e ndez, e përflak, e bën që të kuqëlojë. Dielli e flakëroi qiellin.

6. kal. E djeg shumë diçka, e përzhit (për bukën etj).

7. vet. veta III fig. Ndizet flakë, zien, vlon. I flakëron zemra. I flakëron gjaku.

8. kal. fig. Mbush me ndjenja të zjarrta, ia ndez zemrën flakë.

9. kal. Godas me pëllëmbë, i jap një shuplakë.


FLAKËROJ II kal.

1. Hedh me forcë, flak. E flakëroi përdhe.

2. jokal. Sulem me shpejtësi të madhe në një drejtim të caktuar, lëshohem menjëherë diku; largohem me shpejtësi. Flakëruan njerëzit. Flakëruan copërat. Flakëroi si vetëtima.