FLAKTË mb.

1. Që ka shkëlqim dhe ndriçim verbues, që është si flakë; që të djeg shumë, i nxehtë; flakërues. Rreze të flakta. Ngjyrë e flaktë. Diell i flaktë.

2. fig. Që është dhënë me mish e me shpirt pas diçkaje, shumë i vendosur e luftarak, i zjarrtë. Komunist (revolucionar, luftëtar, atdhetar) i flaktë. Mbrojtës (përkrahës) i flaktë.

3. fig. Që është tërë vrull dhe i papërmbajtshëm, shumë i gjallë, shumë i fortë; që shpreh ndjenja të fuqishme, shumë i ngrohtë, i zjarrtë. Patriotizëm i flaktë. Dëshirë (ndjenjë, dashuri) e flaktë. Fjalim i flaktë. Veprimtari e flaktë. Poezi e flaktë.