flamë
FLAMË f.
1. veter. Sëmundje ngjitëse e bagëtive dhe e shpendëve, që shfaqet me njolla të zeza në turi ose në lafshë, me dobësi të theksuar, me ndërprerjen e qumështit, të pjelljes etj. dhe shkakton ngordhjen e tyre në masë; murtaja e pulave. U ka rënë flama. I preu (i shoi) flama pulat.
2. mjek. Emërtim për sëmundje të ndryshme të rënda e ngjitëse (si kolera, murtaja etj.), që përhapen si epidemi ndër njerëzit. I rëntë flama! mallk.
3. mjek. Sëmundja e tokës, epilepsia.
4. mjek. Rrufë e rëndë, që zgjat shumë. E zuri flama. Është me flamë.
5. Sëmundje që i bie zakonisht rrushit dhe e dëmton rëndë ose e prish krejt. Flama e rrushit.
6. mit. Figurë e mitologjisë popullore, që sipas besimeve të kota, quhej shkaktare për sëmundjen e tokës dhe për sëmundje të tjera të rënda.
7. përd. mb. bised. Shumë i keq, shumë i mërzitshëm. (vihet para emrit). Një flamë kollë. Ajo flamë sëmundje.
- I ka rënë flama (flaka, zjarri) diçkaje shih te BIE I. I kalli (i futi) flamën (murtajën) dikujt a diçkaje shih te KALL. Ç'i këllet flamën (plasjen)! shih te KËLLAS. S'ka flamë që s'e zë dikë është njeri që ndikohet lehtë nga ide, pikëpamje a vese te këqija.