FLAMURTAR m.

1. Ai që mban flamurin e një njësie ushtarake ose në një demonstrate, në një manifestim sportiv etj., flamur-mbajtës. Flamurtari i togës (i brigadës). Parakalojnë flamurtarët.

2. fig. Njeri i shquar, që u paraprin të tjerëve në një punë a në një veprimtari; ai që qëndron në ballë të luftës për një çështje të madhe a për një ideal, mbrojtës i shquar dhe i zjarrtë, luftëtar i madh; flamurmbajtës. Flamurtar i arsimit kombëtar. Flamurtar i së resë. U bë flamurtar.

3. hist. shih BAJRAKTAR,~I 2.

4. etnogr. shih BAJRAKTAR,~I 4.


FLAMURTAR mb.

Që mban flamurin. Anije flamurtare anije që mban flamurin në një flotë, në një ekspeditë etj. dhe prin; anije ku ndodhet komanda e një grupi anijesh.