FLASHKËT mb.

1. I fishkur, i lëshuar e i varur si zhapë. Mish i flashkët. Fytyrë e flashkët. Buzë të flashkëta. Pemë e flashkët.

2. I pafuqi, i mefshtë, i plogësht e i ngathët; i qullët. Njeri i flashkët.

3. fig. I dobët, që s'ka jetë e gjallëri; i zbehtë. Vullnet i flashkët. Gjendje e flashkët. Poezi e flashkët.