fole f.

  1. shih ÇERDH/E, ~JA 1, 3, 5,7. Fole zogjsh. Foleja e dallëndyshes. Fole milingonash. Fole hajdutësh. Fole sëmundjesh. Fole zjarri. usht. Fole mitralozi. usht. Fole pushkatarësh. usht. Bën (ngre) folenë. I prishi (i shkatërroi) folenë. Krijoi folenë e vet. fig. Rri në fole.
  2. tek. Vrimë a vend thelluar, në të cilën vihet a lëviz diçka. Foleja e fishekut. Foleja e tytës. Foleja e zdrukthit. E futi (shkoi) në fole.
  3. min. Shtresë ose bllok minerali. Mineral në fole.
  4. bujq. Mënyrë mbjelljeje me gropëza katrore, duke hedhur nga një farë në çdo cep (përdoret zakonisht për misrin e për pataten). Mbjell me fole katrore. Plehëroj në fole.
  • Fole grerëzash (arëzash) keq. shih te GRERËZ,~ A. Bën (ngre, gjen, zë) fole

a) zë vend, vendoset;

b) lind, shfaqet.