FOLLË f.

1. Kopsë e lehtë prej metali. Qep follën. Mbërthej follat.

2. etnogr. Paftë prej argjendi ose e larë me argjend, që vihej në gjoks, në bel, në anët e jelekut etj. Për zbukurim; secila nga dy paftat metalike në skajet e brezit, që mbërtheheshin njëra me tjetrën dhe që i vinin gratë për zbukurim.

3. Luspë peshku; leskër e trashë gjarpri.

4. Shenjë a nishan në trup; njollë.