folur
FOLUR as.
1. Aftësia e njeriut për të folur; vënia e kësaj aftësie në veprim; shprehja e mendimeve me anë të gjuhës; veprimtaria ligjëruese. Organet e të folurit. Zhvillimi i të folurit. Humbi të folurit. Gjatë të folurit...
2. Gjuha si mjet që i shërben njeriut për t'i kumtuar mendimet një tjetri. Të folurit dhe të menduarit. Kultura e të folurit.
3. Gjuha si e flasim në një kohë të caktuar, ligjërimi gojor. Të folurit e përditshëm. Në të folur e në të shkruar.
4. Mënyra se si flet a se si i shqipton dikush fjalët e gjuhës; mënyra se si i shpreh dikush mendimet e tij me fjalë, si u drejtohet të tjerëve ose si merret vesh me ta. Të folur i shpejtë (i ngadalshëm). Të folur teatral. Të folur skenik mjeshtëria artistike e të folurit në skenë, fjala artistike. Të folur gazmor. Të folur me thumba.
FOLUR mb.
Që lidhet me ligjërimin me gojë dhe jo me shikim, gojor; që ka të bëjë me gjuhën e përditshme, që përdoret në bisedat e zakonshme. Gjuhë e folur.