FORCOJ kal.

1. E bëj më të fortë, më të shëndetshëm, më të qëndrueshëm; e bëj më të aftë për të kryer lëvizje a veprime fizike; kalit. Forcoj trupin. Forcoj shëndetin. Forcoj muskujt (krahët). Të forcon zemrën.

2. E bëj të fortë si gur, ngurtësoj. Thatësira i forcon tokat. Të ftohtët e forcoi llaçin.

3. E bëj që t'i qëndrojë peshës, shtypjes a një veprimi tjetër të jashtëm, e bëj të qëndrueshëm; e bëj më të fortë (zakonisht duke i vënë një mbështetje); përforcoj. Forcoj murin. Forcoj urën. Forcoj shtyllat. Forcoj derën.

4. E bëj më të fortë, i rrit forcën, i jap fuqi, fuqizoj. Forcoj ekonominë (kooperativën). Forcoj mbrojtjen e vendit.

5. fig. Kalit nga ana morale, shpirtërore e ideologjike; e bëj që të ketë karakter e vullnet të fortë, të mos përkulet para vështirësive; e bëj të mos ndikohet lehtë e të mos preket shpejt. E forcon njeriun. E forcon klasën punëtore (rininë).

6. E bëj më të fortë, e fuqizoj. Forcon organizatën.

7. E bëj më të fortë, më të qëndrueshëm, më të sigurt; e ngre në një shkallë me të lartë; rrit, shtoj. Forcon vullnetin (karakterin). Forcon bashkimin (lidhjet, marrëdhëniet). Forcoj rregullin (disiplinën, organizimin). Forcoj pavarësinë. Forcoj qëndresën. Forcoj zjarrin. usht.