FORMACION m.

1. libr. Shkallë a etapë e caktuar në zhvillimin historik e shoqëror të njerëzimit; rend. Formacion ekonomiko-shoqëror. ek. filoz. rend ekonomiko-shoqëror, sistem ekonomiko-shoqëror.

2. gjeol. Tërësia e shtresave të tokës, që janë formuar në kushte të njëjta gjeologjike, kanë të njëjtën prejardhje dhe përbërje. Formacione gëlqerore.

3. usht. Nënrepart, repart ose tërësi repartesh (grup repartesh) të së njëjtës armë, së bashku me mjetet përkatëse të luftimit; mënyra e vendosjes a e grupimit të këtyre forcave (trupave) e mjeteve. Formacioni i luftimit. Formacion marshimi. Formacion aeroplanësh.

4. libr. Mënyra e vendosjes ose e rreshtimit të një grupi njerëzish të organizuar në një punë a në një veprimtari të caktuar. Formacion orkestral (simfonik). Formacion pune. Formacioni i skuadrës. Hyj në formacion.