FORMALIST mb.

1. Që është karakteristik për një njeri, i cili shikon vetëm formën dhe lë mënjanë përmbajtjen, që i jep rëndësi vetëm anës së jashtme; formal. Qëndrim formalist.

2. filoz. Që mbështetet në formalizëm, që ndjek e përkrah formalizmin.

3. let., art. Që mbështetet në formalizëm; që krijon sipas rrymës dekadente borgjeze të formalizmit, që përkrah a ndjek formalizmin. Shkollë formaliste. Art formalist. Letërsi formaliste. Piktor formalist. Estetët formalistë.

4. Përd. em. sipas kuptimeve të mbiemrit.