FORMUAR mb.

1. Që ka marrë formën e vet; që ka arritur zhvillimin e duhur. Trup i formuar.

2. Që është formuar nga ana botëkuptimore, politike, kulturore, profesionale etj., që ka marrë një edukatë të caktuar, që ka një zhvillim të përgjithshëm e të plotë, që ka përgatitje të gjithanshme e njohuri të thella; kund. i paformuar. Kuadër (komunist) i formuar. Dijetar (artist) i formuar.

3. Që ka fituar tiparet themelore; i fortë e i qëndrueshëm, i kalitur (për karakterin, vullnetin etj.). Njeri me karakter të formuar.