FORMUES m. tek.

Lloj çekiçi që përdoret për t'i dhënë formën e duhur një metali a një detali duke e vënë mbi të e duke e goditur me varre; shkelës. Formues i thjeshtë.


FORMUES mb.

1. tek. Që i jep formën diçkaje. Makinë formuese. Stampë formuese.

2. Që shërben për të edukuar dikë dhe për ta pajisur me një botëkuptim të caktuar. Lëndë formuese. Ka qëllim formues.

  • Vijë formuese mat. shih te VIJ/Ë,~A.